Dimovskil: Dokumentet që prezanton Zaevi janë të falsifikuara

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Nga VMRO DPMNE-ja edhe një herë hodhën poshtë dokumentin e publikuar nga lideri i opozitës Zoran Zaev, i cili e paraqiti si dëshmi se kryeministri Gruevski në vitin 2006, në mënyrë të paligjshme ka pranuar para në dorë në vlerë prej 80 mijë eurove. Ilija Dimovski tha se dokumenti është falsifikuar kurse vula që qëndron aty nuk është valide që nga viti 2004.

"Ja si duket vula që qëndron në dokumentit që e prezantoi Zaevi. Ai nuk është valid që nga viti 2004. Ja edhe vula e re, është evidente që të mund të shohin qytetarët dallimin. Në mënyrë shtesë, në atë dokument qëndron një nënshkrim i trilluar", u shpreh Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

U deklarua edhe lideri i LSDM-së me deklaratë se elementet kyçe të dokumentit kanë qenë qartë të dukshme, duke rikujtuar se në atë periudhë VMRO-ja ka qenë parti në pushtet.

"Në dokumentet që i publikuam dje qartë shihet vula e VMRO DPMNE-së, nënshkrimi i personit zyrtar, emri dhe mbiemri i donatorit, shihet data dhe shuma. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur VMRO DPMNE dhe Nikolla Gruevski ishin në pushtet. Pyetja është, a thua me vula të tilla edhe deri sot vazhdojnë paratë në dorë ose i shfrytëzojnë, sipas tyre, vulat origjinale", deklaroi Zoran Zaev- kryetar i LSDM-së.

Për rastin u deklarua edhe partia e Lubço Georgjievskit. Nga VMRO Popullore thonë se pas Kongresit në Ohër ku Gruevski u zgjodh për lider i partisë, lideri i deriatëhershëm Georgievski kryetarit të porsazgjedhur ia ka dorëzuar materialin e tërësishëm të arkivit, duke përfshirë edhe vulën e partisë që Ilija Dimovski e përmend në konferencë. 'Sqarimi i Dimovskit se nga nëntori i vitit 2004 VMRO DPMNE ka marr vulë me pamje tjetër, nuk e përjashton mundësinë partia ta ketë mbajtur edhe vulën e vjetër për ta përdorur për vepra të tilla ose të ngjashme, siç është rasti me akuzat më të reja të LSDM-së' , thonë nga VMRO Popullore. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form