Fushë-Krujë, banorët të shqetësuar nga shpërthimet me tritol

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Pjesë e jetës së banorëve të qytetit të Fushë-Krujës, prej kohësh janë bërë gjëmimet dhe shpërthimet që shkaktohen nga vendosja e lëndëve të eksplozivit.
Rastet janë të shumta ku përveç sulmeve personale, në vendosjen e tritolit janë përfshirë edhe dy institucionet më të larta në këtë qytet, bashkia dhe komisariati, i cili është goditur jo pak, por plot tre herë, në harkun kohor të katër muajve. Kjo situatë është kthyer në një problem madhor për banorët të cilët ndihen të pasigurt.
Por në opinionet e tyre, qytetarët shprehen se pjesë e kësaj situate aspak normale është edhe roli i gjyqësorit.
Rasti më i fundit i rregjistruar në Fushë-Krujë ka qenë mesanta e djeshme, ku një automjet tip furgon, i parkuar në qendër të qytetit shpërtheu si pasojë e vendosjes së një sasie të konsiderueshme tritoli.

Share This Video


Download

  
Report form