Pushteti vendor në Poliçan: Menazhim të resurseve për zhvillimin e qytezës

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Qyteti i Poliçanit konsiderohet një nga zonat me potencial të lartë resursesh dhe vetëm reforma e re administrativo-territoriale do të bëjë të mundur një menaxhim më të mirë të tyre, për të sjellë zhvillimin për qytezën.
Në këtë përfundim kanë arritur vendorët e këtij qyteti, sëbashku me ata të Insitutcionit të Prefektit të Qarkut Berat. Kombinati Mekanik në këtë qytet, aktivitetet e nxjerrjes dhe përpunimit të gurrit dekorativ, kultivimi dhe konservimi i prodhimeve të zonës, konsiderohen si resurset më të mëdha të kësaj zone, të cilat deri më sot nuk kanë dhënë të ardhura, si pasojë e një mardhënie jo efikase mes vendorëve dhe sipërmarrësve privat. Lëvizjeve demografike nuk i shpëtoi as qyteti i Poliçanit dhe fshatrave përreth ku deri në vitet 2000, ka patur një largim masiv të banorëve.
Poliçani dhe zonat përreth kanë ende shumë resurse turistike, bujqësore, blektorale dhe industriale, të cilat në një prespektivë të afërt do të mundësojnë që të fuqizohen të ardhurat e pushtetit vendorë, të cilat do të shërbejnë për cilësi në investime publike.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS