Naço: Reformim Këshillit të Prokurorisë, nga kontrolli 23 prokurorëve, 19 me shkelje

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Në kontrollin e ushtruar ndaj 23 prokurorëve në të gjithë vendin, 19 prej tyre kanë rezultuar me shkelje. Ky përfundim është bërë i ditur nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili raportoi në Komisionin e Ligjeve mbi inspektimet në Prokurori përgjatë vitit 2013. Ministri i Drejtësisë është shprehur për reformim të Këshillit të Prokurorisë.
Sipas Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naços, vetëm nga portali on -line "Stop Korrupsionit", janë denoncuar 15 raste të korrupsionit nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa denoncimet në fjalë, ka shtuar më tej Naço, i janë adresuar organit të akuzës. Mbledhja u shoqërua me debate.
Ndërkohë të mërkurën pritet të raportojë në Komisionin e Ligjeve, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për inspektimet e organit të akuzës ndaj prokurorëve të rretheve për vitin 2013-të.

Share This Video


Download

  
Report form