Dita e Tokës, bashkia Korçë aksion për pastrimin e blloqeve të banimit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Në kuadër të 22 prillit, Ditës së Tokës, bashkia e Korçës ka ndërrmarë një aksion për pastrimin e blloqeve të banimit nga mbetjet e ndryshme urbane. Në Korçë janë një sërë "pika të nxehta" të cilat kanë nevojë për ndërhyrje emergjente. Por edhe pas urdhrit të prerë të Minsitrit të Mjedisit për pastrimin e tyre, në Korçë situata vijon të jetë e njëjtë edhe pse afati i vendosur nga Ministria është drejt fundit .
Por fakti që Bashkia e Korçës ende nuk ka marrë masa për pastrimin e mbetjeve, rrezikohet të gjobitet me 1 milionë lek të reja.
Në janar të vitit 2012, të njëjtin fat pati edhe kreu i atëhershëm i bashkisë, Niko Peleshi. Korça është pjesë e hartës së qyteteve nga më të ndoturat nga mbetjet inerte dhe urbane.

Share This Video


Download

  
Report form