Lideri i opozitës dha sot alarmin për ozurpim të institucioneve të pavarura. Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se me marrjen e kompetencës së propozimit të kreut të ILDKP-së, Presidentit të vendit, mazhoranca zhbën pavarësinë e ILDKP-së dhe legalizon kapjen e paligjshme që orkestroi në Kuvend vetëm para dy muajsh.