A1 Report - AKEP, shtyhet per ne 15 Maj afati per riregjistrimin e numrave

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) përmes një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur sot se është shtyrë afati deri më datë 15 Maj i regjistrimit të numrave celularë në grup, kur këto i kalojnë 20 pajtimtarë.

Sipas njoftimit regjistrimi në të tilla raste do të bëhet për ata persona të cilët kanë numra celularë në grup që i kalojnë 20 karta SIM, ose në rast të kundërt numrat do të mbyllen.

AKEP bën me dije në njoftimin e tij se operatorët telefonikë në vend do të njoftojnë me SMS të gjithë përdoruesit të cilët rezultojnë të jenë në një grup i cili kalon 20 pajtimtarë, për të ri-regjistruar numrin e tyre nën emrin personal.

"AKEP në vijim të masave për përfundimin e regjistrimit individual të çdo pajtimatri të shërbimit celular, u ka kërkuar katër operatorëve celularë që deri më datë 15 Maj 2014 të përfundojë edhe regjistrimi i individual i çdo përdoruesi/pajtimtari që është pjesë e grupeve/kontratave të përbashkëta deri në 20 numra celularë/karta SIM, aktualisht të regjistruar në emër të 1 (një) pajtimtari të vetëm. Për të realizuar këtë detyrë operatorët celularë duhet të përdorin të gjitha mjetet e informimit që disponojnë si SMS ose thirrje telefonike. Mesazhi duhet të dërgohet tek të gjithë pajtimtarët dhe të përmbajë kërkesën për verifikim dhe plotësim të dhënash për çdo pajtimtar të rrjeteve celulare përkatëse", thuhet në njoftimin e AKEP.

Ndërkaq, operatorët celularë duhet të informojnë AKEP mbi përfundimin e detyrës së mësipërme më datë 15 Maj 2014.

Një vendim i tillë është marrë nga Ministria e Brendshme që në shkurt të këtij viti, ndërkohë që afati i fundit i ri-regjistrimit të numrave ishte caktuar data 6 Mars 2014.

Share This Video


Download

  
Report form