A1 Report - Joe Biden vizitë në Ukrianë, takon presidentin Okleksandr Turçinov

Report TV 2015-08-22

Views 2

KIEV - Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka nisur sot vizitën dy dyditore në Ukrainë me një takim me presidentin e përkohshëm ukrainas Okleksandr Turçinov.

Pas presidentit, Baiden është takuar edhe me kryeministrin Arseni Jatsenuk.

Gjatë takimit me krerët e lartë të Ukrainës, Biden shprehu mbështetjen e SHBA për të stabilizuar dhe forcuar situatën ekonomike në vend, por paralajmëroi se qeveria duhet të luftojë abuzimet brenda sistemit politik.

Ai gjithashtu foli në lidhje me zgjedhjet presidenciale të 25 majit duke thënë se SHBA do të asistojë në mbarëvajtjen e procesit. Sipas tij zgjedhjet do të jenë një mundësi e mirë për të shtruar rrugën për një vend më të bashkuar dhe të begatë.

Në udhëtimin e tij 2 ditor në Ukrainë, zv. Presidenti amerikan do të zbulojë një paketë ndihme teknike e fokusuar mbi energjinë si dhe një ndihmë ekonomike. Një zyrtar i lartë i administratës Obama tha se ndihma e SHBA do të konsistojë kryesisht në anën teknike për të rritur efikasitetin e energjisë si dhe shfrytëzimin e resurseve "jokonvencionale" të gazit.

Vizita e Biden vjen vetëm 1 javë pas marrëveshjes së Gjenevës për të ulur tensionin në rajon. Ukraina akuzon Rusinë për nxitje të protestave në qytetet lindore, ku separatistët pro-rusë kanë marrë kontrollin e godinave qeveritare.

Share This Video


Download

  
Report form