Mazhoranca e rrëzon, Leskaj: Doni të mbroni koncensionet

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Komisioni i Ligjeve kaloi sot vetëm me votat e mazhorancës pr/ligjin e ri për Kontrollin e Lartë të Shtetit pa pranuar propozimet e kreut të këtij institucioni për kontrollin në administratën tatimore.
Mazhoranca thotë se një veprim të tillë e ndalon Kushtetuta. Ndërkohë që Opozita dhe kreu i KLSH-së thotë se heqja e të drejtës për të kontrolluar Tatimet bëhet për të mos kontrolluar koncesionet.
Para votimit ka pasur debate në Komisionin e Ligjeve. Pjesë nga debatet
Subashi (PS): "Nuk mund të dalim jashtë kornizave kushtetuese,mosmarrëveshjet mes KLSH dhe insitucioneve nuk mund të zgjidhen nga Gjykata Kushtetuese, por nga ajo Administrative. KLSH nuk mund të ketë akses në informacionin e klasifikuar, Kushtetuta nuk e parashikon." Tha Subashi.
Bylykbashi (PD): "Nëse nuk garantojmë pavarësinë e KLSH-së, kontrolli i tij ndaj administratës do kishte pak vlerë. Nëse ndërhyjmë në strukturën e tij, do i cënonim në autonominë e vetëfunksionimit, do cënonim pavarësine KLSH-së. KLSH duhet të kontrollojë administratën tatimore. Duhet të auditojmë të hyrat në të ardhurat e shtetit. Nëse limitohet kompetenca e KLSH-së, ligji do shkonte kundër standarteve evropiane."
Mediu-Xhafajt: Mbyllja gojën Finos, nuk e di se ça ka ngrënë.
Fino-Mediut: Nuk ka ç`të duhet ty çfarë ha unë. Mbaj gojën me mua. Nuk e do t'i më shumë se ne Bujar Leskajn.
Mediu: Nuk kemi ardhur të bëjmë dashuri por të bëjmë ligje.
Subashi: Fino tha se kjo nuk parashikohet në rregullore
Spartak Braho: Në emër të LSI kërkojmë të ndërpresim shqyrtimin e projektligjit e ta diskutojmë veças
Xhafaj: Ne nuk jemi komision përgjigjesh
Bujar Leskaj: Keqardhje ku ka katandisur veten Armando Subashi. Maxhoranca po reflekton paaftësi juridike. Ju këtë ligj po e çoni nga Zimbabve jo nga Brukseli. Nëse na kufizoni të drejtat e KLSH ju po ktheni me kokëposhtë projekt ligjin.
Pr/ligji hidhet në votim
Bujar Leskaj: Heqja e të drejtës për të kontrolluar Tatimet bëhet për të mos kontrolluar koncesionet dhe për të mbrojtur interest qeveritare.

Share This Video


Download

  
Report form