Laç, bashkëpunim institucional për integrimin e personave me aftësi të kufizuar

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Njohja e problemeve dhe ndërhyrja për minimizimin e tyre me të cilat përballet kategoria e personave me aftësi të kufizura, kanë qenë në qendër të takimit të organizuar në Laç, me institucionet vendore të këtij qyteti.
Elona Mehmetaj në cilësinë e zëvendës kryetares së Karitasit shqiptar është shprehur se në Laç ka një numër të lartë të personave të prekur nga problemet mendore dhe fizike, ndaj është i domosdoshëm bashkëpunimi institucional, për ti krijuar kësaj shtrese lehtësira ndërsa ka bërë thirrje që edhe qeveria të kushtojë më tepër vëmendje ndaj tyre.
Kryetarja e kësaj shoqate në Laç, Ziza Isufi, ka theksuar për nevojën për mbështetjen e strukturave përkatëse, për tu ardhur në ndihmë.
Në Laç ka theksuar ajo ka një numer të madh personash ndaj po punohet dhe me stafe të rinjsh dhe sociologësh në ndihmë të këtyre personave.

Share This Video


Download

  
Report form