TIRANË - Debati që ka përfshirë së fundi forcat politike për pretendimet e përfshirjes së infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës, nuk ka lënë jashtë dhe ish presidentin Bamir Topi, njëherësh kreu i Frymës së Re Demokratike, i cili ka kritikuar ashpër akuzat e ngritura nga Partia Demokratike.
Nga mbledhja e Asamblesë të Frymës së Re Demokratike, Topi tha se nëse Shqipëria do të kishte shtet të fortë, ish ministri Imami, i cili ka qenë i pari që ka bërë publike këto akuza, "duhet ta ketë menduar mirë fatin e tij politik dhe juridik".
Ai tha se ka informacion që në vendet anëtarë të NATO-s "qarkullon fjala për këto akuza ndaj Forcave tona të Armatosura".
"Vetëm pak ditë më parë akuzohen FA për përfshirje në trafik droge. Ai që e ka bërë këtë akuzë, nëse Shqipëria do të kishte shtet, duhet ta ketë menduar mirë fatin e vet politik dhe juridik. Fakti që e bën, në Shqipëri sigurisht që ndër vite ka qarkulluar drogë dhe qeveritë i dinë shumë mirë përgjegjësitë e tyre në lidhje me këtë punë, sepse gjithçka zbardhet nga pikat e kontrollit të vendeve fqinj. Akuza zgjati vetëm në disa orë, sepse pas disa orësh e panë gabimin që bënë, akuzuan FA, ata që na kanë mbuluar shumë defekte që kemi pasur si shtet, duke shërbyer në lufta dhe duke qenë pjesa e krenarisë tonë kombëtare. T'ia bësh këtë akuzë për të pasur komoditetin e karriges....ajo që unë kam si informacion me shumë trishtim, qarkullon fjala në vendet anëtarë të NATO-s për këtë situatë, ku akuzohen FA për trafik droge. Unë do t'i drejtohesha institucioneve të ligjit të bëjnë ç'është e mundur ta trajtojnë në mënyrë objektive konform standardeve përgjegjshmërinë e këtyre deklaratave", tha kreu i FRD-së.
TOPI SULMON NDRYSHIMET E KUSHTETUTES NE 2008-ën
Ish-Presidenti dhe kreu i FRD-së, Bamir Topi ka sulmuar ndryshimet Kushtetuese që u bënë në vitin 2008, nga një marrëveshje mes Sali Berishës, ish-kreu i PD-së dhe kryeministrit aktual Edi Rama.
Sipas tij, ndryshimet në Kushtetutë kanë sjellë që sot të kemi këtë parlament të sotëm. Topi tha se, reagimi i tij i atëhershëm për këto ndryshime nuk ishte i tij personalisht por i institucionit ku ai ishte në krye.
Për kreun e FRD-së, këto ndryshime ende nuk dihet nëse kanë sjellë rezultate të mira apo jo. Ai tha se, këto ndryshime në Kushtetutë u bënë nga dy njerëz që nuk kishin asnjë marrëdhënie shoqërore, por nga dy njerëz që ranë dakord për ti bërë.
"Për shkak të atij vendimim të 6 viteve më parë sot ky shtet është gjtihmonë dhe më i dobët, shembujt janë pa fund. Sot është e vështirtë të dallosh cila është mazhoranca, cila është opozita. Mazhorancë, e cila vjen në pushtet pas kaq vitesh dhe pas kaq muajsh ende s'ka filluar punë. Mbas kaq vitesh prezanton probleme që duhet t'i bënte një opozitë, por qëndron e kompleksuar