Pashkët në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji bën thirrje për t'i përngjarë Jezusit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Edhe në Kosovë besimtarët e krishterë po festojnë pashkët. Mesha e ringjalljes në katedralen "Nënë Tereza" në Prishtinë u drejtua nga ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji. Ai ftoi besimtarët të tregojnë dashuri ndaj njeri-tjetrit ashtu siç Jezu Krishti tregoi ndaj gjithë njerëzimit.
"Ti përngjani atij në përpikëri duke u bërë zemërbutë, t'i përngjani atij pa u luhatur dhe pa u lodhur që mos të shqetësohet zemra e juaj, ti përngjani atij në urat duke i dhënë lavdi gjithmonë atit tuaj. T'i përngjani atij në dashuri, duke qenë gjithmonë në shërbim të vëllezërve dhe motrave dhe duke e shpalosur dashurinë e juaj për të gjithë botën. T'i përngjani atij në besnikëri duke i mbetur besnik këtij premtimi që do të jepni në pagëzim".
Gjatë meshës, janë pagëzuar edhe 10 besimtarë. Ndërkaq Presidentja e Kosovës, Atifete
Jahjaga, ka uruar besimtarët nga katedralja, duke u shprehur se Pashkët janë një ditë e ringjalljes së jetës dhe të mirës, ditë e shpresës dhe e dashurisë e mirëkuptimit midis njerëzve.

Share This Video


Download

  
Report form