Konferenca Gjyqësore: Anëtarët e KLD-së të udhëhiqen nga parimet ligjore

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Të shënjëstruar më shumë se asnjë përfaqësues pushteti në Shqipëri, gjyqtarët kërkojnë mbrojtje nga akuzat përgjithësuese të disa fenomeneve sipas tyre të shkëputura.

Në një rezolutë të miratuar në përfundim të konferencës gjyqësore trupa gjyqësore shqiptare kërkon më shumë respekt e jo vetëm baltë.

"Duke mirëkuptuar shqetësimet dhe kritikat e faktorëve politik, institucioneve ndërkombëtare, medias dhe shoqërisë civile, gjyqtarët kërkojnë që kritikat për fenomenet korruptive, të mos kthehen në një fushatë fajësimi kolektiv për të gjithë pushtetin gjyqësor, por të adresohen në mënyrë konkrete.

Konferenca i kërkon edhe Ministrisë së Drejtësisë që krahas nxitjes dhe marrjes së informacionit dhe denoncimeve nga publiku, të marrë masat e menjëherëshme për të parandaluar publikimin e denoncimeve, pa u verifikuar më parë vërtetësia e tyre nga strukturat e inspektimit."

Togat e zeza kërkojnë që për reformën gjyqësore të merret edhe mendimi i tyre duke mbështetur inisiativat e politikës.

"Gjyqtarët mbështesin nismat e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv për reformimin e mëtejshëm të pushtetit gjyqësor, duke kërkuar që këto nisma të jenë objekt diskutimi paraprak me trupën gjyqësore".

Kohët e fundit gjykatat dhe specifikisht gjykatësit janë vëndosur në shenjestër të politikës ku nuk kanë munguar jo vetëm kritikat por edhe akuzat e drejtëpërdrejta sidomos nga qeveria.

Share This Video


Download

  
Report form