Vdekja e Ilia Karelit, Protestë para ministrisë së Jashtme

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Disa të rinj janë mbledhur sërish sot për të protestuar kundër torturave të cilat i shkaktuan vdekjen e Ilia Karelit.

Protesta është thirrur përmes rrjeteve sociale por pjesëmarrja ka qenë më e paktë se ajo e pak ditëve më parë para Ambasadës greke.

Fillimisht ata u vendosën përpara Piramidës. Ata thanë se rasti i të ndjerit Kareli në fakt është një fenomen se si trajtohen shqiptarët në burgjet greke dhe pavarësisht kësaj shteti hesht. Thirrjet bëhen për reagim të institucioneve ndërsa qëndrimi i këtyre përfaqëuësve të shoqërisë civile është rikthim i protesave.

Nuk ishin më shumë se 20 veta në këtë protestë dhe të rinjtë thanë se nuk pati një organizim të mirëfitlltë por vetëm thirrje në rrjetet sociale dhe në anën tjetër shumë prej tyre nuk iu bashkuan protestës sepse ndihen të friksuar nga inicidenti i fundit me policinë.

Më pas protestuesit u drejtuan para Minsitrisë së Jashtme ku kërkuan dorëheqjen e ministrit Bushati.

Share This Video


Download

  
Report form