A1 Report - Theth, turistet franceze zhbllokohen nga bora pas 18 oresh:Jemi mire

Report TV 2015-08-22

Views 0

MALESI E MADHE - Zhbllokohen pas 18 orësh 8 turistët francezë dhe 5 banorët e zonës, që u bllokuan mbrëmjen e djeshme në orën 20:00 në aksin Bogë-Theth në Malësinë e Madhe.

Ata tregojnë se gjendja e tyre është e mirë dhe gjatë qëndrimit natën në automjetet e tyre nuk kanë pasur ndonjë problem me ngrohjen apo me ushqimin.
"Jemi mirë, kishim ushqim dhe ngrohje." Nuk kemi patur asnjë problem",- thotë njëri prej turistëve të Francës, që mbrëmjen e djeshme ishin nisur për në Shkodër.

Operacioni i zhbllokimit është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile për hapjen e rrugëve po nga punonjës të policisë.

Orët e natës ata i kanë kaluar në automjetet e tyre ku kishin shkuar edhe disa mjekë nga zonat përreth. Grupi i turistëve po ktheheshin nga Thethi në drejtim të Shkodrës, teksa u bllokuan në dëborë.

Menjëherë në aksin ku u bllokuan shkuan forca të policisë së Shkodrës si dhe punonjës të Drejtorisë Rrugëve. Por turistët nuk pranuan t'i braktisin automjetet dhe vendosën ta kalojnë natën brena automjeteve deri në pastrimin e rrugës.

Share This Video


Download

  
Report form