A1 Report - Nishani s'emeron me kreun e ILDKP mazhoranca i heq te drejten

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, nismën për t'i hequr Presidentit të Republikës, kompetencën për të propozuar kreun e Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë.

Mes debateve në komision, mazhoranca argumentoi se nisma synon ta bëjë procesin më transparent, ndërkohë që kjo kompetencë, Presidentit nuk i takon ligjërisht.

Sipas deputetëve socialistë, Vasilika Hysi dhe Pandeli Majko, procesi që zhvillon Presidenti është i mbyllur dhe jotransparent.

Një tjetër argument ishte edhe Kushtetuta, e cila nuk ia lejon Presidentit, propozimin. Ndërsa me kalimin e kësaj competence, kuvendit, pritet një proces i hapur .

Propozimi i PS-së u mbështet edhe nga kryetari i ri i ILDKP-së , Shkëlqim Ganaj, sipas të cilit propozimet e reja do t'i japin më shumë autoritet këtij institucioni.
Në fjalën e tij ai bëri të ditur se "nga 2004-a e deri më sot janë kontrolluar 3500 zyrtarë nga rreth 12 mijë që ka gjithsej ILDKP-ja për të kontrolluar pra, vetëm 30% e zyrtarëve, kurse 70% kanë mbetur pa kontrolluar. Ky është skandal,"- tha Ganaj, duke shtuar se "propozuam që brenda shtatë vjetëve të kontrollohen të gjithë. Ndërsa, gjykatësit edhe prokurorët, që deri tani nuk ishin kontrolluar, t'i kontrollojmë çdo katër vjet."

Heqja e kompetencës Nishanit për të zgjedhur kreun e ILDKP-së, për opozitën ishte një tentativë për "të kapur" institucionet e pavarura, një sulm i hapur që i bëhet Presidentit. Kësisoj, deputetët e opozitës kanë vendosur që të largohen në momentin e votimit, duke bërë që nisma të miratohej vetëm me votat e mazhorancës.

Përvec heqjes së kompetencës Nishanit, për të propozuar kreun e ri të ILDKP-së, u vendos që të hiqen nga lista e verifikimit të pasurisë, zyrtarë lokalë, ndërsa për ata zyrtarë që do i përfshin verifikimi, do të përfshihen edhe personat që bashkëjetojnë me ta.

Share This Video


Download

  
Report form