Reforma territoriale, mazhoranca merr shumicën në komision, shton anëtarët

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Zbardhet drafti i propozuar nga kryetari i PS-së Gramoz Ruçi për ndryshimin e përbërjes së komisionit për reformën administrative territoriale, duke I krijuar mundësi të majtës të nisë punën e vetme pa u penguar nga mundësia e kuorumit.
Në draftin e propozuar nga kreu i Grupit PS, Gramoz Ruçi, propozohet shtimi i një anëtari nga radhët e shumicës duke e çuar përbërjen e këtij komisioni
në 17 anëtarë duke mundësuar kuorumin e nevojshëm për të nisur mbledhjet, por edhe për të marrë vendimet me shumicën e të gjithë anëtarëve.
Në përberje të tij do të ketë 17 anëtarë, mes të cilëve 9 janë përfaqëëues të pozitës : 7 PS, 2 LSI dhe 8 të opozitës, 6 PD, 1 PR, 1 PDIU
PS ka propozuar edhe shtyrjen e afatit të punës nga 24 prilli i ketij viti, në 26 qershor të 2014.
Në dokumentin zyrtar të depozituar dje në Kuvend nga socialistët lihet një mundësi për ritmim e opozitës pasi thuhet se në rast se pozita merr përsipër të garatojë se ky raport do të ndryshohet në rast se opozita shprehet e gatshme dhe kërkon barazinë e përfaqësimit pozitë-opozitë në këtë komision.
Do të jetë pikërisht konferenca e kryetarëve ditën e hënë që do të përcaktojë futjen e këtij vendimi në seancë plenare .
Vendimi i shumicës për të nisur e vetme punën e komisionit për ndryshimet ne hartën administrative pritet të sjellë një ashpërsim të marrëdhenieve me pakicën, pasi opozita ka paralajmëruar protesta në rrugë në rast miratimi të njëanshmë të kësaj reforme.

Share This Video


Download

  
Report form