Sequi "bashkon" politikën në ikje: Do punoj që Shqipëria të integrohet në BE

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Do punoj që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Evropian. Këtë premtim u ka dhënë klasës politike dhe popullit shqiptar, kreu i prezencës së Bashkimit Europian, Ettore Sequi, në takimin e lamtumirës pas mbarimit të mandatit si diplomat në vendit tonë.
"Mirënjohje që pata mundësinë të punoja në Shqipëri. Shqipëria një vend i mbushur me dashuri dhe bukuri. Në postin e ri në Ministrinë e Jashtme do të vazhdoj të punoj me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Do punoj që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Evropian. Asnjë dhe asgjë s'mund ta ndalë integrimin e Shqipërisë në BE" u shpreh Sequi.
Ceremonia e lamtumirës për Sequi ka mbledhur bashkë palët politike. Për të vlerësuar dhe nderuar në përfundim të mandatit të tij për punën si përfaqësues i BE-së në vendin tonë, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, Ministra të kabinetit qeveritar, deputetët të mazhorancës dhe opozitës, diplomatë të huaj etj.

Share This Video


Download

  
Report form