Familja nga Maqedonia apel Ramës: Strehë në Shqipëri, të ikim nga dhuna raciste

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Familja e Faik Zeqirit nga Radishani i Maqedonisë i kërkon ndihmë kryeministrit shqiptar Edi Rama që të shpërngulet nga vendi ku jeton për shkak të dhunës që ushtrohet herë pas here ndaj familjes së tij.



Video e marrë nga kamerat e sigurisë në banesën e shqiptarit tregojnë qartë dhunën e ushtruar ndaj familjarëve të tij, sic hehdin poshtë edhe deklarimet e policisë e ministrisë së Brendshme se bëhej fjalë për një aksident rrugor. Në fakt pamjet treguan se një automjet ka sulmuar një grup antarësh të familjes shqiptare



Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska nuk dha përgjigje për tentativën për të fshehur të vërtetën e ngjarjes por deklaroi se është një rast i mbyllur pasi janë ngritur 5 padi kundërvajtëse dhe 1 padi penale, për drejtuesin e mjetit.

Jankullovska deklaroi se tashmë kjo cështje i përket prokurorisë.



Ndërkaq Faik Zeqiri, ka thënë për mediat në Maqedoni natën që ndodhi incidenti ka pasur edhe të shtëna me armë



Familjarët e tij kanë deklaruar se personat që i sulmuan kishin dalë nga shtabi elektoral i partisë VMRO, ndërsa policia nuk ka të dhëna që lidhin incidentin me zgjedhjet. Dhuna ndaj kësaj familjeje është një rast i përsëritur.

Share This Video


Download

  
Report form