300 tregtarë të tregut të Zdrales në Shkodër kanë protestuar para Bashkisë së këtij qyteti,pasi sipas tyre ky institucion ka ndërprerë marrëdhëniet kontraktuale me këto tregtarë.
Një vendim i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i ka kthyer sipërfaqen ku ndodhet sot tregu, myftinisë së Shkodrës dhe si e tillë Bashkia nuk është më pronare.
Lorenc Luka, kryebashkiaku i Shkodrës, ka pritur në takim tregëtarët ku janë dhënë dhe sqarimet e duhura.
Tregëtarët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave, pasi ata shprehen se të gjitha të ardhurat e familjeve të tyre prej më shumë se 2000 frymësh varen nga ai treg.