Qyteti i Rrëshenit ka festuar 65-vjetorin e krijimit të tij si Qendër Administrative në rrethin e Mirditës, ku pjesë e aktiviteteve të shumta ka qenë edhe përshëndetja me anë të një letre e Kryeministrit Edi Rama, e cila u lexua nga këshilltari për mbrojtjen i kryeministrit, Sandër Lleshi.
Sipari i veprimtarive ka nisur nisur në sheshin kryesor të qytetit ku u çel panairi tradicional dhe historik i zonës, performanca e shkollave të qytetit, si dhe ekspozita fotografike, ku ishin afishuar me dhjetra foto të zhvillimeve në 65 vite të krijimit të Rrëshenit.
Përvjetori i krijimit të qytetit të Rrëshenit i cili është datuar më 15 prill 1949, është kthyer në një traditë prej dy vitesh, ku bashkia e këtij qyteti organizon aktivitete, duke sjellë në kujtesë epokat e zhvillimit të kësaj zone me tradita të mëdha.