Kompania "Kassel" 2 vjet në Shqipëri, lider në treg falë cilësisë, sigurisë e profesionalizimit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Kompania e suksesshme e skelerisë "Kassel", ka festuar dy vjetorin e operimit në tregun shqiptar të ndërtimit. Cilësia, siguria dhe profesionalizmi janë tre objektivat që e kanë shdërruar këtë kompani në lider në tregun shqiptar, duke marrë përsipër realizimin e godinave që për shumë firma ndërtimi ishte mision i pamundur, firma "Kassel" ka bërë të mundur që edhe Shqipëria të ketë ndërtime moderne.
Në mbrëmjen gala të organizuar për këtë 2-vjetor të mbushur me suksese, "Kassel" mori vlerësimet më të larta të sigurisë në punë nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj.
Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jakaj, vlerësoi me medalje të artë pronarin e "Kassel" Kastriot Ponarin.
Edhe pse kompania është relativisht e re, grupi i punës ka një staf të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit e ka shdërruar "Kassel" shpk në ndër kompanitë më të rëndësishme në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Të pranishëm në aktivitetin e "Kassel" në Shqipëri ishin ministra, deputetë, zyrtarë të lartë, përfaqësues të biznesit, medias dhe trupit diplomatik.

Share This Video


Download

  
Report form