Mbushen edhe rrugicat e varrezave, Bashkia lajmëron qytetarët: Nuk kemi më vende

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Sërish kryeqytetasit përballen me të njëtën situatë tragjike. Në 2 varrezat publike nuk ka më vend për varre dhe ende nuk ka një zgjidhje për një hapësirë për tu përdorur për varrezë.
Në këtë thirrje të fundit, Ndërrmarrja e Shërbimit Funeral në Bashkinë e Tiranës bën të ditur se nga kjo e martë nuk ka vende për të kryer qoftë edhe një ceremoni të vetme mortore.
Bashkia thotë se për këtë situatë është përgjegjëse qeveria, sepse ka bllokuar buxhetin duke e bërë të pamundur kryerjen e shpronësimeve për varrezat.
Madje sipas Bashkisë, bllokimi i buxheti pengon edhe realizimin e projekteve të tjera që janë zgjidhje alternative për banesën e fundit. Në këtë rast Bashkia i referohet pamundësisë për të krijuar hapësira të reja, bërjes së varrezve murale apo sistemimin e atyre ekzistuese.
Bashkia shpreh keqardhjen për situatën e krijuar dhe i kërkon Kryeministrit të zhbllokojë menjëherë buxhetin e Bashkisë, në mënyrë që t'i jepet zgjidhje kësaj situate dramatike.
Kjo gjendje është krijuar sepse vendimi për shpronësimin e pronarëve për zgjerimin e dy varrezave publike të Tiranës, është vonuar për arsye të bllokimit të buxhetit të viti 2014, pasi në buxhet ishte parashikuar fondi për shpronësim, por edhe për ndërtimin e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form