Kukës, kamioni përplaset me trafikndarësen, i vdekur dhe 2 të plagosur

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

1 i vdekur dhe 2 të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Kukës- Morinë.
Nga informacionet mësohet se mjeti tip kamion, i cili transportonte materiale inerte ka dalë nga rruga, e për pasojë drejtuesi i tij Naim Toska 61-vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur Mailind Pirollari 29 vjeç dhe Dalip Marku 33 vjeç, të cilët po udhëtonin sëbashku me viktimën.
Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në urgjencën e spitalit të Kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është kërkuar edhe transportimi i tyre me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet, ku dyshimet e para janë për mosrespetktim të normave të shpejtësisë si dhe lagështira në rrugë.

Share This Video


Download

  
Report form