Politikat sociale mbi punësimin me anë të kurseve profesionale duket se kanë gjetur zbatim në Gjirokastër ku me dhjetra gra dhe vajza janë bërë pjesë e kursit të formimit profesional. Kursi i cili do të zgjasë tre muaj, është i shtrirë kryesisht në artizanat, në profesione si rrobaqepësi, avlemend, qëndistari etj. Por e veçanta e këtyre kurseve është fakti se në Gjirokastër po vazhdohet drejt një tradite tashmë disavjeçare duke përdorur në punimet e realizuara materiale të riciklueshme.
Kurset e formimit profesional janë mundësuar nga Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional në bashkëpunim me artizanet e qytetit dhe mundësohen kryesisht për punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në zyrat e punësimit dhe personat nga grupet në nevojë. Këto kurse janë falas dhe në përfundim të tij praktikantet pajisen me çertifikatë aftësimi.