Meta dhe Veliaj në Bilisht, inagurojnë hapjen e një biznesi fason

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 12

Kreu i kuvendit Ilir Meta dhe ministri i punës dhe mirëqënies sociale Erjon Veliaj, janë ndalur sot në qytetin e Bilishtit ku inaguruan hapjen e një biznesi fason që punëson mbi 540 persona.
Për kreun e Kuvendit hapja e një biznesi të tillë dhe zgjerimi i hartës së tyre ka një impakt të madh në ekonominë shqiptare ndaj dhe qeveria po punon fort për t`ju krijuar këtyre bizneseve lehtësira të mëtejshme për hapjen e vendeve të reja të punës.
Për ministrin Veliaj hapja e këtij biznesi të ri është një shenjë e mirë pas vlerësimit që "Standard & poor`s" i dha ekonomisë shqiptare.
Mazhoranca është duke punuar për paketën fasone që tatimin mbi fitimin që ata paguajnë në shtet ta marri mbrapsht në formë grantesh.
Meta dhe Veliaj siguruan investitorët se qeveria do të jetë mbështetsja kryesore e tyre, pasi ata jo vetëm që hapin vende të reja pune por janë edhe ndër eksportuesit kryesore duke i dhënë vendit një kontribut të madh social dhe ekonomik.

Share This Video


Download

  
Report form