Fier, projekti për bulevardin e ri, Zeqaj: Investimi do të ndryshojë panoramën e qytetit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

204 milion lekë të reja është vlera e investimit që do të kryhet nga qeveria shqiptare, për rikonstruksionin e bulevardit "Jakov Xoxa" në qytetin e Fierit. Projekti i cili pritet që së shpejti të vihet në zbatim, konsiston në infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore, duke përfshirë dy segmente nga qendra e qytetit deri në Sharrë dhe segmenti i dytë që do zgjas deri në Urën e Sheqit.
Bulevardi "Jakov Xoxa" do e shndërroj një pjesë të segmentit në pedonale, për t'ju ardhur në shërbim traditës së vjetër të qytetarëve fierak, që shpeshherë e kanë përdorur këtë bulevard si shëtitore. Kryetari i Bashkisë Baftjar Zeqaj, tha se përfitues nga ky investim janë 7000 banorë dhe 100 biznese që operojnë përgjatë gjithë gjatësisë së bulevardit.
Me miratimin e financimit të projektit do të nisë menjëherë puna për përzgjedhjen e kompanisë zbatuese dhe mirëpërcaktimin e ngjyrave të fasadave, një mënyre trajtimi që do t'i kthejë ato në vepra arti.

Share This Video


Download

  
Report form