Çmimi më i lartë cilësia më e mirë, çmimi më i ulët cilësia më e dobët nuk është rregull, thotë Leonard Deda, kryetari i komisionit të nomenklaturës së barnave. Në një intervistë për gazetarin e Ora Neës, Edvin Peçi sqaron pse në gjykimin e tij ky është një përjashtim dhe jo një rregull.
"Në një pjesë të madhe lista jonë përmban barna gjenerikë dhe kjo është në koherencë me prirjen europiane dhe amerikane. Përfshirja e barnave gjenerikë, ndërkohë që garanton cilësinë e barit ul koston duke mundësuar që këtë shërbim ta përfitojnë më shumë pacientë. Por nga ana tjetër duhet të kuptohet se kur për një molekulë, lëndë vepruese ekzistojnë disa produkte që e përmbajnë çmimi nuk mund të jetë i njëjtë dhe në konceptin e vet, lista kur rimburson, rimburson çmimin më të lirë por kjo nuk do të thotë cilësia më e dobët. Shpesh njerëzit nisen çmimi më i lartë cilësia më e mirë, por në gjykimin tim ky është një përjashtim dhe nuk është një rregull. Si rregull strukturat tona garantojnë barna me kualitet të ngjashëm me njëri tjetrin. Marr një shembull nuk mund të diferencosh që paracetamoli që prodhoj unë është mirë se ai që prodhoni ju. Skema ndërtohet mbi bazën e një çmimi reference për një product që cilësia është e garantuar."
Gjatë intervistës Deda flet edhe për tregun e barnave dy javë pas hyrjes në fuqi të listës së re të barnave të rimbursueshme dhe vendimit për heqjen e tvsh-së 10 % të barnave.