Për tre prej të akuzuarve në të njëjtin proces me kreun e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka pushuar hetimi.
Aleks Ahmetaj, Artan Ferhati dhe Mustafa Tartari përfitojnë nga aministia e miratuar pak ditë më parë e për pasojë çështja penale në ngarkim të tyre nuk mund të vazhdojë.
Ndërkaq për tre të tjerë është lehtësuar akuza ndaj tyre. Prokurori i çështjes tha në seancën e sotme ku nuk ishin të pranishëm asnjë nga të pandehurit se "ndërtimi i paligjshëm, është vepër penale e amnistuar ndaj lirohen nga akuzat e ndërtimit pa leje të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj, Blerdi Liçaj, por për ta do të vijojë gjykimi për vetëm për falsifikim dokumentash.
Ndërkaq në seancë ka dëshmuar Artur Selimi, me detyrë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit Vlorë në 2010 kur është dhënë leja e ndërtimit. Ai deklaroi se në kohën kur ka ushtruar këtë funksion asnjë leje ndërtimi nuk ka kaluar pa miratim në Drejtorinë e Teknikës.