Akuzat për trafik droge, PD thërret në seancë dëgjimore Kodhelin. PS:Akuzat, të rreme

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë replikuar në distancë, mbi akuzat për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e lëndëve narkotike. Partia Demokratrike ka bërë të ditur nismën për të thirrur në seancë dëgjimore urgjente në Komisionin e Sigurisë, Ministren Kodheli, për të dhënë përgjigje për të çka ata e cilësojnë si akzuzën më të rëndë në historinë e shtetit.
Por, akzuat për Ministrin e Mbrojtjes, Partia Socialiste, i cilëson si tentativë për të marrë në mbrojtje politike,ish-funksionarët e lartë që kanë shpërdoruar detyrën. Në kundërpërgjigje, Deputeti Demokrat Flamur Noka, tha se Ministrja e Mbrojtjes duhet te dalë dhe tu thotë shqiptarëvë a ka djeni për përfshirjen e institucionit që drejton në trafikun e drogës.
Deklarata e plotë e PD
Ndërkohë që forcat e armatosura gjenden përballë akuzës më të rëndë në historinë e shtetit shqiptar, se bazat e saj janë përfshirë në trafikun e drogës, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka 4 ditë që është zhdukur, dhe papritur del në skenë një ambjentalist.
Ambjentalisti që doli sot nuk iu përgjigj pyetjeve të opozitës dhe të mbarë publikut tashmë, se a ka informacion Ministrja e Mbrojtjes për përfshirjen e institucionit që drejton në trafikun e drogës.
Zonja Ministre mos u fsheh por përgjigju: A keni informacion për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së forcave të armatosura për trafik droge?
Nëse ke informacion, çfarë masash ke marrë para fakteve të tilla tronditëse.
Zonja Ministre nuk mund ti fshihet pafundësisht transparencës.
Partia Demokratike do të depozitojë nesër në Komisionin e Sigurisë kërkesën për seancë dëgjimore urgjente me Ministren e Mbrojtjes, për të zbardhur këtë skandal, më i rëndi në historinë e forcave tona të armatosura.
Përfshirja e ushtrisë tonë në trafik droge, është dëmtimi më i madh që mund ti bëhet imazhit të vendit tonë, është shkatërrim i rolit dhe i përgjegjësive që kemi si anëtar të NATO-s.
Ministrja duhet të japë llogari për këto të dhëna tronditëse, dhe përgjegjësitë e saj dhe të kryeministrit, për këtë aferë që e njollosin Shqipërinë anëtare të NATO-s me turpet e një republikë të dështuar të trafikut të drogës.
Në seancën e fundit parlamentare, ish-Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, akuzoi Ministren e Mbrojtjes se po përdor infarstrukturën ushtarake për transportin e lëndëve narkotike. Për këtë akuzë, Ministria e Mbrojtjes, i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, për të nisur hetimet.

Share This Video


Download

  
Report form