Jakupi për "Ora News": Zgjedhjet në Maqedoni po vijojnë normalisht

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 5

Nënkryetari i KSHZ në Shkup, Subi Jakupi ka deklaruar sot procesi zgjedhor në Maqedoni po vijon normalisht.
Në një linjë telefonike për "Ora News", Jakupi theksoi se pjesëmarrja në votime është e ulët.
Kjo sipas tij edhe për vetë faktin se një prej partive të shqiptarëve ka bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale.
"Nga informacionet që kemi nga komisionerët komunalë procesi zgjedhor në Maqedoni ka ecur mirë. Qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre që të votojnë. Deri në orën 11:00 kanë dalë në votimi 9.16 përqind që është një përqindje e vogël krahasur me vitet e tjera. Por ju e dini që aspekti politik këtu në Maqedoni, sidomos spektri i shqiptarëve ka edhe një kërkesë nga një parti për mosdalje në votime. Kështu që ndikon edhe kjo që të jetë një përqindje e vogël. Në qytetet ku banojnë shqiptarë dalja në votime është e vogël. Kështu në Gostivar është vetëm 1 përqind, në Zhelin 1.67 përqind, në Tetovë 3.7 përqind dhe në të gjitha komunat e tjera ku banojnë shqiptarë pjesëmarrja varion nga 1-3 përqind" ka shtuar ai.
Në garën për president janë Iljaz Halimi nga PDSH, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Zoran Popovski nga GROM.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS