Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një repart ushtarak në Kukës ku për pasojë është plagosur roja e objektit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit ndërsa i plagosuri ka mbetur 33-vjeçari Kastriot Shahu.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Kukësit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë mbeten ende të paqarta shkaqet e shpërthimit, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.