Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar ngjarjen e sotme në repartin ushtarak në Kukës ku u plagos roja e objektit Kastriot Shahu.
Sipas ministrisë, në rapertin ushtarak nuk ka pasur shpërthim por është shembur një pjesë e godinës duke zënë poshtë rojen. Më herët u njoftuar se një shpërthim ndodhi në repartin ushtarak në Kukës ku për pasojë u plagos edhe roja e objektit Kastriot Shahu por kjo gjë është mohuar nga Ministria e Mbrojtjes.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmën e parë ndërsa më pas një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur transportimin e të plagosurit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.