Ndërtimet në zonën turistike, Azbiu: Do zbatohet ligji, nuk do të tolerojmë asnjë shkelje

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Ndërtimet pa leje në Elbasan nuk po kursejnë as pikat turistike, ku dëshira për të zaptuar terren duket se kalon çdo normë. Prej 8 vitesh në këtë qytet është rregjistruar një numër i lartë i ndërtesave të ngritura pa lejet përkatëse, ku përpjekjet për shembjen e tyre jo pak herë janë shoqëruar me konfrontim mes pronarëve dhe inspektorëve ndërtimorë.
Kujtim Azbiu, Drejtor i Policisë Ndërtimore, ka bërë me dije se asnjë ndërtim në kundërshtim me ligjin nuk do të tolerohet.
Pjesë e këtij aksioni pritet të jetë edhe ndërhyrja në lagjen "Emin Matraxhi" ku do të shemben disa objekte me qëllim krijimin e hapësirës së bulevardit "Qemal Stafa" me unazën veriore të qytetit.

Share This Video


Download

  
Report form