Basha "sfidon"ultimatumin e Ramës: S'ka reformë territori pa konsensus

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Pavarësisht paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama vetëm një ditë më parë, Partia Demokratike mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj, se reforma territoriale nuk mund të kryhet pa konsensus. Kreu i PD, Lulzim Basha, tha se çdo përpjekje e mazhorancës për të bërë të kundërtën do të cënonte bashkëjetesën politike në vend.
Fondet e FZHR, Rama 92% e fondeve për njësitë e drejtuara nga të majtët
Deklaratën për mediat, kryebashkiaku Basha e bëri gjatë inagurimit të unazës në Kodër Kamëz, ku nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë lidhur me shpërndarjen e fondeve. Sipas tij, Tirana dhe pse është taksapaguesi më i madh në vend, në buxhetin e shtetit është përfituesi më i vogël. E njëjta situatë, sipas Bashës ndodh dhe në ndarjen e përgjithshme të fondeve nga qeveria, ku 92% e fondeve u janë dhënë njësive me të zgjedhur të majtë.

Share This Video


Download

  
Report form