Rritet numri i turistëve nga Shqipëria. Që të ruhet ky trend dhe të tërhiqen sa më shumë mysafirë, ekspertët thonë se turistëve duhet t'iu jepen oferta që nuk ekzistojnë në vendin e tyre. Kjo do të thotë të mos u bëhen oferta për liqene për shkak se Shqipëria ka det, por duhet të shfrytëzohet ajo që ofron Maqedonia, kryesisht pjesa perëndimore.
"Si avantazh krahasuese Republika e Maqedonisë ka kisha thënë, kryesisht si formë më e potencuar e turizmit rural për ne është turizmi dimërorë që ka të bëj me qendrat e skijimit, siç janë Kodra e Diellit, Mavrova, etj", tha Rrahman Ismaili, profesor i USHT-së.
Ndërkaq, shifrat tregojnë se banorët e Shqipërisë duan ta vizitojnë Maqedoninë.
'Në vitin 2013 kjo tabelë ishte shikuar 221 mijë herë nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Nga kjo 17 mijë ishin turistë që realizuan mbi 41 mijë bujtje'.
Profesori Ismaili, hotelierët, por edhe Ministria e Ekonomisë presin që të rritet numri i turistëve që vijnë nga Shqipëria.
"Po gjithsesi është e përgatitur për turist nga Shqipëria duke filluar që nga shenjat e komunikacionit, personeli është i përgatitur në të gjitha gjuhët, menyja i kemi të përgatitura dhe ata mund të ndjehen si në shtëpinë e vet", u shpreh Hashim Hasani, hoteli "Skardus".
"Nga Shqipëria kemi më shumë turistë. Si individual, ashtu edhe grupe, të cilët vijnë për pushim dhe rekreacion si dhe për punë për shkak të seminareve dhe konferencave të ndryshme. Shpresojmë se në të ardhmen do të rritet ky numër", theksoi Elena Solomonovski, hotel "Radika".
Statistikat tregojnë se në janar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve nga Shqipëria u rrit për 2.9 për qind. Prandaj planifikohet edhe zgjerimi i kapaciteteve.
"Planifikojmë që në fund të vitit të vendosim themelet e një hoteli të ri me kapacitet mbi 100 dhoma këtu në lokacionin në Banjishtë ku ndodhemi, hotel që do të jetë tepër luksoz, me 5 yje, që do ti plotësoj të gjitha kërkesat e klientëve", u shpreh Trim Qemali, Banja e Dibrës "Capa".
Ministria e Ekonomisë operatorëve turistikë u ofron nga 15 euro për grupin mbi 10 anëtarë të cilët qëndrojnë më shumë se tre natë në vend. Këto të holla që të mbeten drejtpërdrejt tek hotelierët tanë, ata do të duhet të regjistrohen si shoqatë për aktivitetet dhe shërbime turistike, me licencë. Ndërsa kjo do të kushtojë 18 mijë denarë për regjistrimin dhe të sigurohet garancia nga kompania e sigurimit në vlerën prej 100 mijë euro, për mbrojtjen e turistëve nga mashtrimet. Goran Temenugov