Vijon pyllëzimi i kryeqytetit, në tre muaj 2 mijë pemë të mbjellura nga Bashkia

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Bashkisë së Tiranës i janë shtuar 80 pemë të reja falë donacionit të shoqatës "Alternativa e së Ardhmes". Bashkia e Tiranës së bashku me "Alsar" ka zgjedhur ambientet e shkollës 9-vjeçare "Gjon Buzuku", për mbjelljen e këtyre pemëve, për të rritur sa më shumë sensibilizimin e të rinjve -:"Për një Tiranë sa më të gjelbër".
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, ka theksuar se vetëm në tre muajt e fundit, në Bashkinë e Tiranës janë mbjellë afërsisht 2 mijë pemë dhe bimë të tjera dekorative, dhe kjo e çon në më shumë se 16 mijë, numrin e pemëve dhe shkurreve dekorative të mbjella në qytetin e Tiranës, në afro 2 vjet e gjysëm.
"Sot Tiranës i shtohen dhe 80 pemë të tjera dekorative, të llojit kumbull e kuqe. Kemi zgjedhur mjediset e kësaj shkolle, për të sensibilizuar fëmijët, për të sensibilizuar të rinjtë, në mbështetje të politikave tona mjedisore, gjithmonë me moton tonë -:"Për një Tiranë sa më të gjelbër". Por dita e sotme përcjell edhe një mesazh edhe më të fortë, në emër të solidaritetit njerëzor. Fëmijët që na ndihmuan në mbjelljen e këtyre pemëve janë jetimë, që ndoshta jeta u ka privuar përkujdesjen dhe dashurinë që meritojnë, por ata sot përcjellin një mesazh shumë të fortë sepse me anë të dashurisë dhe përkujdesjen që tregojnë duke mbjellë këtë pemë, ja përcjellin qytetit tonë të dashur, Tiranës.
Bashkia e Tiranës i ka në fokus të gjitha politikat mjedisore, për gjelbërimin e Tiranës, për ta kthyer në një qytet sa më të gjelbër. Vetëm në tre muajt e fundit, në Bashkinë e Tiranës ne kemi mbjellë afërsisht 2 mijë pemë dhe bimë të tjera dekorative, dhe kjo e çon në më shumë se 16 mijë, numrin e pemëve dhe shkurreve dekorative të mbjella në qytetin e Tiranës, në afro 2 vjet e gjysëm.E lash në fund, jo rastësisht, dua të falënderoj shoqatën "Alsar" e cila bëri të mundur këto donacion, ta falënderoj për këtë zemërgjerësi, si dhe për kujdesin e veçantë që tregon ndaj fëmijëve jetimë"- deklaroi nënkryetari Bozdo.
Ndërsa kryetari i shoqatës "Alsar", Mehdi Gurra bëri të ditur se për këtë sezon mbjelljesh Bashkisë së Tiranës do t'i dhurohen 350 pemë dhe deri në fund të vitit numri i tyre do të arrije në 2 mijë pemë.

Share This Video


Download

  
Report form