Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian themelimin e gjykatës së Posaçme dhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë. Pas takimeve që pati me përfaqësuesit e partive politike parlamentare në vend, presidentja tha se do t'i çojë letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, ku do t'i kërkohet vazhdimi i mandatit të EULEX-it dhe krijimit të Gjykatës së Posaçme.