A1 Report - Basha apel kryeministrit Rama: Hiq dore nga bllokimi i buxhetit

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht Kreu i PD Lulzim Basha, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po bllokon buxhetin e Bashkisë së Tiranës.

Gjatë përurimit të rikonstruksionit të kopshtit Nr. 35 në kryeqytet, Basha i bëri apel kryeministrit që të heqë dorë nga mbajtja peng e buxhetit.

"Sot bëhen tre muaj e dy javë, që Bashkia e Tiranës nuk mund të hapë asnjë nga investimet e planifikuara për pothuajse 70 shkolla, kopshte dhe çerdhe që do t'u shërbenin në total 15 mijë fëmijëve të kryeqytetit sepse buxheti i qytetarëve të Tiranës, buxheti i Bashkisë së Tiranës, është kthyer në një mollë sherri të qeverisë dhe të kryeministrit Rama, ish-kryebashkiak i Tiranës, akoma më tronditës ky fakt, me kryetarin aktual të Bashkisë. Kemi bërë thirrje të përsëritura, do të vazhdojmë t'i bëjmë një thirrje, por sot dua t'i bëj një thirrje këtu nga dera e këtij kopshti, në emër të këtyre 140 fëmijëve dhe të familjarëve të tyre dhe në emër të atyre mijëra e mijëra të atyre vogëlushëve që nuk kanë shpresë për kushte më të mira në kopshtet, çerdhet dhe shkollat e qytetit sepse konflikti politik, absurd, i nisur, i dirigjuar dhe i drejtuar personalisht nga zoti Rama ka marrë peng buxhetin e Tiranës, "Hiq dorë nga marrja peng, e buxhetit të qytetarëve, çliroje buxhetin, buxheti i shërben qytetarëve, nuk i shërben partive politike. Hiq dorë nga isntrumentalizimi si Prefekti apo Këshilli Bashkiak, për të marrë hak apo ngushtuar hapësirën e veprimit të Bashkisë së Tiranës". Tha në fjalën e tij kryebashkiaku Basha.

Ndërkohë duke folur për rikonstruksionin e kopshtit nr.35, Basha tha se tashmë standartet e këtij kopshti janë nga më të lartat.

"Sot, kushtet që kopshti ofron janë moderne dhe të nivelit më të lartë. Të tilla kopshte kemi rikonstruktuar anembanë qytetit të Tiranës dhe disa të tjerë janë në përfundim e sipër, ky është një lajm i mirë, është lajm i mirë për afro 140 vogëlushë të kësaj lagjeje që do të shërbehen në këto rrethana, në këto kushte europiane, dhe për prindërit e tyre, për familjarët e tyre, të cilët sa u përket cilësisë së shërbimit dhe cilësisë së infrastrukturës mund t'i gëzohen, do të thoja një cilësie europiane dhe moderne." u shpreh Basha.

Share This Video


Download

  
Report form