A1 Report - Afganistan, sulm kamikaz ndaj trupave shqiptare, pa te lenduar

Report TV 2015-08-22

Views 29

KANDAHAR - Trupat shqiptare në Afganistan janë përfshirë në një incidentin ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate kanë bërë të ditur se "trupat shqiptare paqëruajtëse të misionit "Eagle 8" në Afganistan, janë sulmuar sot nga një makinë kamikaze në Kandahar, por pa pësuar dëmtime fizike".

Sipas njoftimit të ministrisë, "ngjarja ka ndodhur në orën 16:20 sipas orës lokale, ku një autokolonë me tre makina në të cilat ndodheshin amerikanë dhe shqiptarë kanë qenë duke kryer patrullim rutinor në Wesh Border në kufi me Afganistanin. Në kthim, autokolonës i ka dalë përpara një automjet kamikaz e cila ka shpërthyer".

Si rezultat i kësaj përplasje ka pësuar dëmtime makina e parë e cila ka qenë në gjendje të lëvizë, brenda së cilës ndodheshin trupa amerikane. Ndërsa dy makinat e tjera të autokolonës ku ishin dhe pjestarë të "Eagle 8" nuk kanë pësuar goditje fizike.

Mësohet se deri tani vetëm për dy ushtarë amerikanë të mjetit të parë të cilët janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Në njoftim Ministria e Mbrojtjes siguron familjarët e trupave ushtarakë se nuk ka asnjë të lënduar, nga kjo ngjarje.

Share This Video


Download

  
Report form