Rreziku i gomave në fund të përdorimit, Shqipëria e vetmja në Europë që nuk riciklon

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 5

Një gomë ka në përmbajtjen e saj deri në 30% karbon. Në Shqipëri një gomë në fund të përdorimit ose hidhet në kanal, ose digjet pa marrë parasysh nivelin e lartë të ndotjes. Për këtë arsye, ambjentalistët dhe përfaqësues të shoqërisë civile inkurajuan, Ministrinë e Mjedisit, të hartojë një ligj për ricikimin e gomave dhe të krijojë infrastrukturën e nevojshme.
Në vendin tonë në një vit ka 1 milion deri në 1400 goma që janë në fund të përdorimit. Për të kuptuar më qartë dëmin dhe ndotjen që ka një gomë e hedhur, mjafton të themi faktin se një gome të tillë i duhet 1000-2000 vjet që ajo të kompozohet tërsisht dhe deri në këtë kohë ajo lëshon karbon të zi apo elementë të tjerë të rrezikshëm për shëndetin. Ky është shqetësimi, që sipas studimeve që kanë bërë ambjentalistët duhet ta çojnë Shqipërinë drejt ricikimit.
Që nga viti 2006 deri më tani vendet në BE bëjnë riciklimin e gomave, vetëm në Shqipëri ato mund të digjen pranë zonave të banuara. Një gomë e ricikluar mund të përdoret në vepra publike, si në shtrimin e rrugëve, por edhe për rroba.
Shqipërisë, të cilës i kërkohet përafrimi i legjislacionit meatë të BE, i duhet të ketë një ligj për riciklimin e tyre dhe sigurisht angazhimin e qeverisë për të nisur këtë proces.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS