OJQ "Vepro", për herë të parë monitoron zgjedhjet

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Zgjedhjet e radhës presidenciale që do të mbahen me 13 prill, këtë të diel, për herë të parë do të vëzhgohen edhe nga një OJQ shqiptare e cila ka akredituar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor 2 mijë e 300 monitorues. Kryetari i OJQ-së 'VEPRO' me seli në Strugë, Faton Pollozhani tha se monitoruesit e tij do të mbulojnë 1 mijë e 500 vendvotime gjatë procesit zgjedhor.

"Ne bëhemi Organizata e parë shqiptare që do të mbikëqyrim zgjedhjet dhe që do të mbulojmë mbi 1500 vendvotime. Planet tona janë që në zgjedhjet e ardhshme të shtrihemi në gjithë vendin, në bazë të rezultateve dhe analizave që do të grumbullojmë nga gjithë procesi do të japim edhe rekomandime për ndryshime eventuale në Kodin Zgjedhor.Në fund i ftojmë qytetarët që të japin kontributin e tyre që të kemi fushatë të qetë dhe zgjedhje të lira dhe demokratike", tha Faton Pollozhani, kryetar i OJQ-së 'VEPRO'.

Sipas të dhënave nga KSHZ-ja, për zgjedhjet presidenciale janë akredituar gjithsej 8 mijë e 325 monitorues vendas dhe 326 monitorues të huaj bashkë me 222 përkthyes. Sipas KSHZ-së, numër më të madh monitoruesish të akredituar nga vendi kësaj radhe ka Shoqata për aktivitete humanitare 'SINERGIJA' me rreth 5 mijë. Nga ana tjetër, OSBE ODIHR-i për zgjedhjet presidenciale ka akredituar 132 monitorues dhe 147 përkthyes, kurse numër të madh monitoruesish ka akredituar edhe Ambasada amerikane me 27 monitorues dhe 54 përkthyes. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form