Mbrëmë në aeroportin 'Nënë Tereza' ka mbërritur kampioni i Europës në peshëngritje Erkand Qerimaj. Në pritje të tij nuk kanë munguar as ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla si dhe deputeti Fidel Ylli. Tifozat kuqezinjtë nga ana tjetër ofruan mbështetjen e tyre për kampionin e ri të sapokurorëzuar në Tel Avi.
Qerimaj falenderoi shqiptarët për mbështetjen duke u shprehur se medaljet u takojnë atyre. Më pas ai premtoi se do të përpiqet ti dhuroj kombëtares medalje edhe në Botëror.
E pranishme në pritjet e Qerimajt ishte edhe ministria e Arsimit dhe Sportit, Nikolla e cila ka premtuar se do të mbështesw dy medalistët.
Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli ka premtuar se do të shpërblehet djersa e derdhur nga sportistët shqiptarë.
Shqipëria mori rezultatet të shkëlqyera në Izrael ku Qerimaj u shpall kampion dhe Godelli nënkampion.
Peshëngritësi shkodran, arriti 325 kg në dygarësh dhe ka marrë në total dy medalje ari dhe një bronzi. Peshëngritësi tjetër shqiptar Daniel Godelli doli i dyti, duke ngritur 192 kg dhe mori medalje argjendi në shtytje.