A1 Report - Basha: Borxhi i paregjistruar, nuk eshte borxh, qeveria mashtron

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË- "Borxhi i paregjistruar nuk mund të quhet borxh. Ai është shpikur nga qeveria "Rama" për të justifikuar dështimet", kështu tha kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot në mbledhjen e grupit demokrat.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka dështuar në shumë sektorë të ekonomisë dhe këtë e mbulon me propagandë dhe mashtrime me shifrat.

"Sektori i transportit ka pësuar goditje për shkak të qeverisjes korruptive, politikave të gabuara, pa plane", tha Basha ndërsa shtori se shifrat që jep INSTAT nuk janë reale por të "komanduara nga qeveria".

"Rënia në këtë sektor tregon qartë se qeveria lëviz pak. Të rroftë propaganda se punë nuk ka".

Gjithashtu, kreu i opozitës akuzon kryeministrin Rama se ka mashtruar me shifrën e borxhit prej 626 milionë dollarë të shkaktuar nga qeveria e mëparshme

Sipas Bashës "Rama ka shpikur "borxhin e paregjistruar. Një borxh i paregjistruar është një borxh në hava".

Ai tha se qeveria Rama rrit shifrat artificialisht për të justifikuar dështimet. Sa më shumë të dështojë Rama aq më shumë do të rritet borxhi i paregjistruar", tha kryeopozitari.

Kreu i PD-së u shpreh se dyshja "Rama dhe Meta ka mashtruar edhe me zyrat e punësimit dhe me legalizimet që kur ishte në opozitë i quante Shaban Tapi ndërsa sot duhen Edi Tapi".

Sipas Bashës, "shqiptarët nuk do të gënjehen për herë të dytë. Ai merr borxhe por nuk i shlyen kompanitë e brendshme që kanë investuar", tha Basha duke shtuar se opozita është e vendosur të bëje transparencë për çdo euro që ka marrë qeveria.

"Sukseset virtuale mendon se zëvendëson kantieret e zhvillimit, dështimi i tyre është i sigurt. Nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të mos t'u thonë ikni rrenave dhe rrenacakëve", vijoi ai.

ARDHJA E TË DJATHTËVE NË PUSHTET DOMOSDOSHMËRI
Basha komentoi edhe zgjedhjet lokale në Francë dhe Hungari, ku fituese kanë dalë të djathtët, duke e argumentuar këtë si "domosdoshmëri të rikthimit në pushtet të PD-së".

"Në rastin e vendit tonë pa e tepruar aspak ky është një mision. Ardhja e qendrës dhe e qendrës së djathtë në qeverisje është një domosdoshmëri për të ndaluar krizën dhe për të rimarrë ringritjen", tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form