Kuvendi i "lidh" duart ERE-s, ndalohet rritja e çmimit të energjisë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i ka vënë fre rritjes së çmimit të energjisë elektrike deri në momentin që do të rriten arkëtimet dhe do ulen ndjeshëm humbjet.
Kjo është bërë nëpërmjet një projekt rezolute të miratuar sot me konsensus nga deputetët.
Kreu i këtij komisioni Eduard Shalsi iu drejtua Entit Rregullator të Energjisë elektrike me një kërkesë zyrtare në lidhje me këtë çështje.
" ERE nuk do të marrë asnjë vendim për rritjen e çmimit të energjisë deri në momentin që të ulë humbjet në një nivel të pranueshëm dhe të rrisë arkëtimet. Qytetarët e ndershëm nuk kanë pse të pësojnë për ata që nuk pse paguajnë energjinë elektrike " tha Shalsi.
Një ndër kërkesat e tjera të kësaj rezolute ishte edhe rishikimi i faturimit afrofe nga ERE.
Kjo projekt resolute është përkrahuar si nga opozita po ashtu dhe nga mazhoranca. Tashmë i mbetet që të marrë edhe "OK" në Parlament për të hyrë në fuqi.

Share This Video


Download

  
Report form