Vetëm pak kilometër larg qendrës së Tiranës në të cilën dominojnë ndërtesat moderne shumëkatëshe, kjo është pamja që të ofrojnë disa godina në Institut, Kamëz. Nga 10 të tilla që duhet të ishin konvikte, 8 prej tyre sot shfrytëzohen nga qytetarë të ardhur pas viteve '90.
Kontrasti mes asaj që kanë qenë konvikte, e këtyre objekteve që shfrytëzohen si shtëpi, është i madh. Nëse dora e rikonstruksionit tek konviktet duke qartë, tek këto godina disa katëshe bashkëjetojnë mes plehrave dhe ujërave të zeza.
Dhe kjo ishte vetëm njëra nga godinat. Ndërsa këto pamje i përkasim godinës nr 8. Në këtë bodrum prej 15 vjetësh derdhen ujërat e zeza, të një banjo të vetëm që përdoret nga dhjetë, apo më shumë familje.
Epidemi dhe shembje të pallatit, janë kërcënimet më të mëdha të jetës së këtyre banorëve. Qerim Toluli ka ardhur nga Dibra dhe jeton në këtë godinë prej 13 vitesh.
Nuk mund të flitet ende në këtë zonë për parqe lodrash, fëmijët janë aty bashkë me të moshuarit.
Nga 4500 studentë të viteve' 90, në këtë zonë jetojnë 2500 banorë familjarë. Mungesa e ndërhyrjeve reale të qeverive, pa efekte elektorale ka bërë që banorët të gjejnë edhe rrugë të tilla alternative për të jetuar si psh përveç telave përcjellëse të elektricitetit, në këto shtylla vendosen tuba për furnizmin me ujë të pijshëm.