Falë emisionit 'Alarm' në 'Ora News' familja Bërmeta do të mund të zgjidhë misterin që e mundon për vdekjen e Gentjanit.
Një emigrant shqiptar në Angli është gati të paguajë udhëtimin e familjes që jeton prej muajsh me shpirt të trazuar dhe me një dilemë të madhe, nëse kufoma që kanë varrosur e vajtuar i përket të afërmit të tyre. Telefonata nga larg ka qetësuar disi familjen Bërmeta, që mund të udhëtojë drejt Universitetit "La Sapiensa" e të mësojë të vërtetën që i mundon kaq shumë.