Sektori energjetik po dëmton ekonominë, Gjiknuri: Nevojitet reformim urgjent

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Sektori energjitik është kthyer në një barrë të rëndë për buxhetin dhe ekonominë. Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në nja takim me donatorë të huaj ka ritheksuar edhe njëherë nevojën e një reforme urgjente për këtë sektor. Sipas Ministrit Gjiknuri, refoma nuk do të godasë konsumatorin shqiptar nëpërmjet rritjes së çmimeve.
"Fatkeqësisht situata energjitike apo gjendja financiare e sektorit nuk është e mirë prandaj dhe ka nevojë për energjitë e qeverisë shqiptare por edhe për një mirëkoordinim të asistencës ndërkombëtare për të adresuar disa nga problemet themelore në mënyrë që sektori energjitik që është shumë i rëndësishëm të jetë faktori nxitës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Nisur nga kjo situatë qeveria ka marrë shumë seriozisht adresimin e problemeve që vuan nga një deficit i madh monetar që ka akomuluar borxhe të mëdha. Kemi kompani të cilat performojnë të gjitha me humbe për shkak të mungesës së likuiditetit në sektor. Kemi disa çështje të tjera që janë krijuar nga politika të pamenduara mirë dhe të pa planifikuara që duhet të adresohen në mënyrë që energjia të jetë një sektor i qëndrueshëm nga ana financiare pasi aktualisht barrën për pjesën e performacës të sektorit po e përballon buxheti i shtetit dhe drejtëpërsëdrejti taksapaguesit shqiptar" tha Gjiknuri.
Sipas kreut të energjisë, tashmë i rëndësishëm mbetet fakti i miratimit të ligjit të ri për energjinë, i cili synon të fusë në shina sistemin energjitik.
"Një ligj i cili do të implementojë edhe paketën e plotë të direktivës, një ligj i cili do të krijojë mundësinë e hapjes së një pjese të tregut të energjisë për liberalizimin dhe nxjerrjen jashtë skemës të klientëve të rregulluar. Gjë që sipas disa përllogaritjeve tona do të shtojë edhe një 20 përqindsh jashtë tregut të rregulluar të energjisë. Do të thotë që do të kemi mundësi edhe për një konsum dhe për një rol të operatorëve privat dhe tregëtarëve të nergjisë apo edhe të prodhuesve të pavarur të cilët sot fatkeqësisht janë mbledhur vetëm te skema e pjesës së rregulluar të sektorit" tha Gjiknuri.

Share This Video


Download

  
Report form