Dy ton e 250 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar nga policia kufitare e Durrësit, ndërkohë që në pranga është vendosur një shtetas maqedonas, Aco Nikolovski, drejtuesi i automjetit ku ishte fshehur lënda narkotike. Nga informacionet paraprake mësohet se sasia e madhe e drogës ishte fshehur në një kamion tip trajler, i cili ishte i ngarkuar me divanë, ku në brendësi të tyre ishte bërë e mundur të fshihej edhe droga e cila është një nga sasitë më të mëdha të sekuestruar nga policia kufitare e këtij porti.