Burgaj: Ndryshimet në polici i bëra vetë, më pas dhashë dorëheqjen

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Seanca dëgjimore ka vijuar me pyetjen e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku ka deklaruar se është larguar me dorëheqje në zbatimi të ligjit nga policia.
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, më pas ka drejtuar një pyetje për ish-drejtorin Burgaj: A janë bërë emërimet konform ligjit?
"Ka patur raste kur janë shkarkuar Drejtorët, jam konsultuar me Ministrinë e Brendshme, lëvizjet janë bërë sipas gradave. Konsultat historikisht janë bërë me Ministrat e Shtetit, nuk mund të them nëse kjo ka pasur ndikim te rendi. Vendimet i kam marrë unë dhe për këtë mbaj përgjegjësi unë.Ndërkaq ripranimet janë bërë në përshtatje me ligjin, një pjesë e tyre kanë qenë në proçes ripranimi.Unë kam bërë gjithsej 15 largime dhe ripranime, kam zbatuar ligjin e Policisë së Shtetit" është përgjigjur ish-drejtori i policisë së shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form